Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”/ Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, nuk pranon tjetrin

schedule13:33 - 17 Tetor, 2026

schedule 13:33 - 17 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, gjatë një interviste në “News Line” në ABC News, ku komentoi protestat dhe qëndrimet e kreut të Partisë Demokratike.

Çupi e cilësoi Berishën si simbol të dhunës dhe intolerancës, duke e akuzuar se nuk ka pranuar kurrë mendimin ndryshe, as brenda Partisë Demokratike.

Sipas analistit, Berisha e shkatërroi partinë duke mos lejuar zëra të tjerë dhe nuk pranoi as mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



“Berisha është vetë dhuna, nuk e pranon tjetrin. Nuk ka të ngjarë me asnjë tip udhëheqësi të dhunshëm, është specie më vete. Nuk i pranoi veprat e ndërtua nuk e pranoi djersën e shqiptarëve. Nuk pranoi zërin ndryshe në PD. E shkërmoqi atë parti e bëri zero. Sali Berisha nuk pranoi SHBA, me Berishën do kishim qëndruar në ato baltrat që ishim. Kjo që Berisha thotë tani është e njëjtë me atë që ka thënë “tjetrin ekzekutoje”, realisht ai ka ekzekutuar njerëz për qëndrim të ndryshme”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!