Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mërtiri: Dhuna në protestë, spontane. Thelbësore është që të gjendet zgjidhja

schedule21:09 - 15 Tetor, 2026

schedule 21:09 - 15 Tetor, 2026

Analisti Ergys Mërtiri thotë se dhuna në protestë është spontane nga ana e nxënësve dhe studentëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mërtiri u shpreh se është thelbësore është që të gjendet zgjidhja e situatës.

“Kjo dhunë ka ardhur sepse klasa politike apo elita e këtij vendi, nuk ka dashur ta lexojë realitetin e këtij vendi. Realiteti sot shpërtheu. Sot, nëse ata arrijnë ta përmbysin atë qeveri dhe këtë klasë politike, fitojmë të gjithë. E gjithë protesta identifikohet me aktin e një personi? Atë të Kolegjit Europian, nuk e dinë, e sigurt. Ata çfarë nuk dogjën te Ministria e Arsimit. Ata janë gjimnazistë, studentë që nuk e dinë çfarë ndodh me politikën. Unë kam qenë aty, është dhunë spontane. Nisi nga dhuna e policisë. Po të vazhdojë kjo gjendje, ashtu do të shkojë. Cila është zgjidhja këtu? Pyetja thelbësore, është kush është zgjidhja. Ky është realiteti, ky është fakti. Kam parë policë që i kanë gjuajtur me gurë turmës. Kjo është pasojë e konflikti”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!