Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbyllja e bankave, pasoja për biznesin”/ Ribaj: Duhet një menaxhim i situatës

schedule14:21 - 15 Tetor, 2026

schedule 14:21 - 15 Tetor, 2026

Eksperti i ekonomisë, Artur Ribaj në një intervistë për emisionin “Money Report” në ABC News, foli për reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe situatën e krijuar në vend pas protestave.

Ribaj u shpreh se situata e krijuar është e paprecedentë dhe mund të sjellë pasoja të mëtejshme për bizneset dhe ekonominë, duke theksuar se edhe një ditë mosfunksionimi i bankave mund të krijojë kaos.

Eksperti theksoi se ndërprerja e marrëdhënieve me bankat mund të sjellë vështirësi për bizneset që kanë nevojë të kryejnë pagesa, të shlyejnë detyrimet apo të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm. Ai solli si shembull rastet kur vonesat në pagesa mund të pengojnë lirimin e mallrave ose të vështirësojnë përmbushjen e nevojave të qytetarëve.



Sipas Ribajt, dëmet materiale të shkaktuara nga protestat mund të rikuperohen, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me pasojat që sjell ndërprerja e aktivitetit ekonomik dhe përfshirja e aktorëve të tjerë në këtë zinxhir vështirësish.

“Kjo është një situatë e paprecedent që ka shkuar në këtë pikë dhe do vazhdojë të ketë pasoja të tjera. Sepse mjafton një ditë e mos-funksionimit të bankave dhe të krijohet kaos. Biznesi është biznes dhe duhet të vazhdojë veprimtarinë e vet dhe shteti duhet të krijojë kushte. Nuk është normale që të konsiderohet apo t’i japin mundësinë bizneseve që e kanë jetike marrëdhënien me bankën, mund të jetë diku një kamion frigoriferi i mbushur me produkte dhe pret për t’i liruar, ka kredi, apo dikush ka nevojë për të bërë pagesë shëndeti, ka nevojë që të tërheqin para për të blerë ushqime. Kjo është një situatë normale dhe krijon pasoja për të gjithë. Duhet të ketë qartësi, analizë dhe veprim. Duhet thënë që dëmet e shkaktuara janë të papërfillshme sepse dëmet janë të rikuperueshme, por problemi qëndron te mbyllja. Janë marrëdhëniet që krijojnë një spirale të përfshirjes së shumë palëve të tjera. Bizneset vetë duhet të kenë parasysh që duhet të sigurohen dhe në rast se nuk i kanë këto mbulime duhet t’i paguajnë vetë ”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!