Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Pogradec, humb jetën drejtuesi i motorit

schedule13:39 - 15 Tetor, 2026

schedule 13:39 - 15 Tetor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Starovë të Pogradecit, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë fatal për drejtuesin e motomjetit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.

Policia pritet të kryejë veprimet hetimore në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!