Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris SG “frikëson” Europën/ Kampionet e Champions mundën 4-2 City në shtëpinë e tij

schedule12:53 - 15 Tetor, 2026

schedule 12:53 - 15 Tetor, 2026

Paris SG ka treguar se është kampioni në fuqi I Europës dhe se nuk ka ndërmend ta lëshojë trofeun e Champions. Skuadra pariziene konfirmoi forcën, duke fituar 4-2 një finale të parakohshme si ajo në fushën e Manchester City.

Sfida i shpërbleu pritshmëritë që në minutat e para, ku Paris SG dominoi duke shënuar tre gola të shpejtë. Në minutën e 13-të, Desire Doue hapi serinë me epërsinë e kampionëve francezë.

Nuk kishte kohë për reagimin e “Cityzens”, që vetëm dy minuta më pas duhet të nxirrnin sërish topin nga rrjeta, pas realizimit të Ousmane Dembele.



Të shokuar anglezët, që pa u mbyllur pjesa e parë do të merrnin atë që do të ishte goditja e “KO”. Vitinha shënoi golin e tretë për Paris SG në minutën e 30-të.

Pas pushimit, Manchester City u kthye me një tjetër fytyrë në fushë, ndërsa në minutën e 53-të, Haaland ngushtoi përkohësisht diferencën. Por shpresat e të zotëve të shtëpisë morën një tjetër goditje të rëndë, pasi parizienët shënuan golin e katërt me Akliouche.

Haaland gjeti sërish rrugën e rrjetës për City në minutën e 75-të, që vlen vetëm për statistika. Humbja e vendasve mund të ishte më e thellë, por në limitet e kohës së rregullt, Donnarumma priti 11 metërshin e goditur nga Ferran Torres.

Ky episod nuk e prishi festën e Paris SG, që pas dy ndeshjeve të para në fazën e ligës e shfaq sërish veten favorit për të fituar për herë të tretë radhazi trofen e Champions.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!