Protesta e dhunshme në Tiranë vijon nga studentët. Ata kanë sulmuar bankat, por i kanë vendosur edhe flakën ministrisë së Drejtësisë.
Dhuna nisi në zonën e Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të godinës, ndërsa më pas sulme pati edhe drejt Ministrisë së Ekonomisë.
Protestuesit që prej orëve të para të mëngjesit kanë vënë në shënjestër institucionet shtetërore, bizneset private, një bankë të nivelit të dytë si dhe kanë shkatërruar trotuare, tabela dhe sende të tjera në qendër të kryeqytetit./abcnews.al


