Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunohet ish-shefi i Zjarrfikëses/ Mallakastër, u godit me leva nga dy persona: Nuk i njoh autorët

schedule15:13 - 14 Tetor, 2026

schedule 15:13 - 14 Tetor, 2026

Sulmi fizik ndaj Mandi Aliajt, ish-shefit të zjarrfikësve të Mallakastrës, dyshohet të ketë ardhur pas një konflikti për motive banale. Hetimet për ngjarjen janë përqendruar te identifikimi i autorëve dhe zbardhja e rrethanave që i paraprinë sulmit.

Burime pranë Policisë së Fierit konfirmojnë se 37-vjeçari, në dëshminë e dhënë para uniformave blu, ka deklaruar se nuk i njeh personat që e sulmuan.

Për këtë arsye, grupi hetimor po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë, si në lokalin ku ndodhi ngjarja, ashtu edhe në bizneset përreth, me qëllim identifikimin e personave të përfshirë.Paralelisht, hetuesit po verifikojnë edhe pistën e një konflikti të mëparshëm mes Aliajt dhe disa personave që frekuentonin lokalin e tij.



Sipas burimeve, mes tyre dyshohet të ketë pasur një debat verbal, i cili mund të jetë përshkallëzuar më pas në përplasje fizike. Policia po mbledh dëshmi dhe po analizon provat e administruara për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mandi Aliaj mbajti detyrën e përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës në Mallakastër deri në muajin korrik, kur u shkarkua nga detyra. Vendimi erdhi pas një periudhe të vështirë me zjarre të shumta, të cilat nisën në muajin qershor dhe vijuan përgjatë verës, duke rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik të Bylisit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!