Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi, “vizitori” i golave/ Futbollisti shqiptar pëlqen më shumë të shënojë jashtë fushe

schedule13:20 - 14 Tetor, 2026

schedule 13:20 - 14 Tetor, 2026

Këtë sezon sikur është ekuilibruar pak, por sërish veçantia mbetet. Ernest Muçi është një lojtar që pëlqen të shënojë më shumë jashtë fushe, sesa në shtëpi, diçka që shkon në të kundërt me normalen në futboll.

Goli i shënuar në fushën e Samsunsporit në fitoren 3-0, ishte i pari si mik në këtë edicion, dhe është i dyti në total. Po ashtu, edhe asistet që janë dy, janë ndarë në mënyrë perfekte brenda dhe jashtë.

Nëse fusin në llogari edhe vitin e kaluar, atëherë peshorja anon ndjeshëm nga stadiumet kundërshtare. Atje, Muçi ka ditur të luajë më mirë, të tregojë më shumë klas, e ndoshta sepse shpejtësia dhe talenti i tij bien më shumë në sy në hapësira më të mëdha, dhe në kundërsulme.



Ai pati 8 gola e dy asistë në udhëtim në Superligën turke në 2025-2026, ndaj 3 rrjetave e 2 pasimeve për gol në Trabzon, si dhe realizoi tri herë e krijoi 4 rrjeta të tjera jashtë fushe në Kupën e Turqisë, ndaj vetëm një goli e një asisti në shtëpi.

Gjithsej, që kur ka mbërritur te Trabzonspori verën e kaluar, Muçi ka 17 gola e 11 asistë, nga të cilët 12 rrjeta e 7 asistë jashtë fushe. Vjet u fitua Kupa e Turqisë, ndërsa këtë sezon pretendimet duhet të jenë më të mëdha me një superyll si Mohamed Salah në ekip, që ka krijuar një dyshe shumë të mirë me yllin e kombëtares shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!