Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern ngec në Norvegji/ Champions, Viking mban bavarezët në barazimin heroik 3-3

schedule12:46 - 14 Tetor, 2026

schedule 12:46 - 14 Tetor, 2026

Nuk ishte rezultati që prisnin. Nuk ishte as paraqitja e duhur për një gjigand si Bajerni, veçse këto kohë udhëtimi në Veri të Europës është bërë një mision tepër I vështirë për ekipet e njohur.

Viking, një ekip norvegjez pa shumë emër e tronditi rëndë kampionen e Gjermanisë, e cila vinte pas fitores 5-0 ndaj norvegjezëve të tjerë, atyre të Bodo Glimtit.

Vendasit kaluan shpejt përpara, që në 2’ kur shënoi Stensnes, dhe dyfishuan shifrat në pjesën e parë, me autorin e golit të dytë, Kristiansen.



Bavarezët ishin padyshim superiorë, pavarësisht rezultatit, dhe nuk u dorëzuan. Kapiteni i Anglisë, Harri Kejn, realizoi dy gola, duke pasur tani 36 rrjeta në 40 ndeshje në Champions që kur mbushi 30 vjeç, e duke thyer me një gol rekordin e Mesit.

Sulmuesi shënon prej 9 ndeshjesh radhazi në Ligën e Kampionëve, dy sfida më pak se rekordi I Kristiano Ronaldos. Luis Diaz i dha epërsinë Bajernit, por kartoni i kuq nga Olize prishi ekuilibrat.

Viking, që luan në Europë për herë të parë pas 34 viteve, barazoi me meritë, kur Haugen shënoi në 90’, ndërsa po lufton edhe për titullin kampion në Norvegji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!