Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, thirrje kundër meje”/ Tritoli në makinë, avokati Beqiri: Kam pasur kërcënime në rrjete sociale dhe ambiente publike

schedule00:43 - 14 Tetor, 2026

schedule 00:43 - 14 Tetor, 2026

Një sasi tritoli ka hedhur në ajër automjetin e avokatit Idajet Beqiri.

Shpërthimi ndodhi ndërsa mjeti ishte i parkuar pranë gjykatës civile në Tiranë dhe shkaktoi vetëm dëmtime të makinës.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se ndaj tij janë bërë thirrje publikisht nga kreu i PD, Sali Berisha për militantët demokratë, që të ngrihen kundër tij.
Beqiri thotë se ka bërë kallëzime ndaj Berishës për çështje të tilla, si 21 janari, apo grushti i shtetit në vitin 1998.

“Në fakt, tashmë Shqipëria është mësuar me akte të tilla terroriste, nuk është i pari i regjistruar në këtë vend. Këto, e kanë një bazë, një histori, madje kanë edhe një emër, kush merret me këtë terrorizëm të tillë, kush i frymëzon. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë, që në mënyrë kaq të hapur, 3 muaj më parë, këtu kemi folur për deklaratën që Sali Berisha bëri në televizion, shprehje e Berishës për militantët, që ngrihuni kundër Idajet Beqirit, e ka bërë publike këtë deklaratë. Ata kanë kohë që përgatiten, janë hedhur në sulm me kërcënime të shpeshta. Tani, unë jam në detyrë dhe detyrën do e vazhdoj. Nëse unë jam avokat i viktimave të 21 janarit, jam avokat i tyre. SPAK po merret me këtë çështje, E kam kallëzuar Sali Berishën. Kjo është detyra ime.



Është fakt që kam bërë kallëzim penal për vjedhjen e floririt të Krrabës, me Sali Berishën në 1997 dhe Ilir Metën në 1999. Kam bërë kallëzim penal ndaj Sali Berishës për disa afera korruptive në këtë vend. Ky kallëzim penal është në SPAK. Kam bërë kallëzim penal për grushtin e shtetit në shtator 1998. Ky është misioni im, është detyra ime, do e kryej deri në fund, derisa ky vend të bëhet me drejtësi. Këto krime, i kanë konsideruar të barabarta ose pa më shumë, sesa dëme shkaktoi Serbia në Kosovë. Ky mision mua, ma shpërblejnë duke më vënë tritol”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!