Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA pranë Shqipërisë në çeljen e negociatave dhe vizat”, Bejko: ‘Balancat’ kanë ndryshuar, BE është më e investuar ..

schedule20:33 - 13 Tetor, 2026

schedule 20:33 - 13 Tetor, 2026

Analisti Roland Bejko tha në “Real Story” se SHBA ka qenë e pranishme në momente të rëndësishme për Shqipërinë, jo vetëm përmes ambasadorëve, por edhe përmes sekretarëve të shtetit dhe presidentëve amerikanë.

Sipas tij, që prej vitit 2003, Uashingtoni ka luajtur një rol në mbështetjen e Shqipërisë, përfshirë procesin e liberalizimit të vizave dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Megjithatë, analisti theksoi se aktualisht sheh një angazhim më të madh të Bashkimit Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa roli amerikan, sipas tij, nuk është aq i dukshëm.



“ SHBA-ja ka qenë e pranishme në negociata, jo vetëm me ambasadorët, por edhe me sekretarët e shtetit dhe presidentët e SHBA-së, të cilët për Shqipërinë që prej vitit 2003 u bindën ‘ta pranonin’ Shqipërinë.

Në momentin e liberalizimit të vizave apo të çeljes së negociatave, SHBA-ja ka dhënë një dorë dhe është bindur se Ballkani dhe Shqipëria vlejnë, sepse jemi brenda një procesi për uljen e tensioneve dhe unitetin. Sot nuk e shoh rolin e SHBA-së të dukshëm, shoh që BE-ja është më e investuar. Ata vetë nuk kanë një partneritet. Do të doja të dija nëse ka prezencë dhe inkurajim nga ana e tyre.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!