Diplomati Gazment Turdiu thotë se Shqipëria nuk e ka lënë mënjanë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Turdiu u shpreh se në thelb, marrëdhëniet midis dy shteteve nuk ka qenë pa tensione.
Lidhur me ndryshimin e ligjit për Specialen, Turdiu deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta bënte në mënyrë të njëanshme, sepse ngritja e gjykatës u bë në marrëhqipveshje me ndërkombëtarët.
“Problemet me të cilat ndeshjet Kosova, janë krejt të tjera. Jemi dy pjesë të të njëjtit popull, për shumë dekada jemi ndeshur për probleme të ndryshme, thelbi i shqetësimeve ka qenë i ndryshëm, dhe kjo ka sjellë dhe mentalitet, mënyrën e perceptimit të së tashmes dhe të ardhmes, jo të njëjtë. Sa i përket Kosovës, pjesën që ne po e lëmë mënjanë Kosovën, nuk do të isha fort dakord. Përvoja tregon se marrëdhëniet në thelb midis Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kanë qenë pa tensione. Sa i përket qëndrimit të Marta Kos, për miratimin e ligjit, për korrigjimin e ligjit special, më duhet të them se Marta Kos ka të drejtë, ajo gjykatë është ngritur me marrëveshje dy palëshe. Në Kushtetutën e Kosovës, si në çdo vend demokratik, marrëveshjet ndërkombëtare kanë përparësi ndaj legjislacionit të vendit. Mënyra për ta ndryshuar, mendoj se është e gabuar. Nuk mund ta bësh në mënyrë të njëanshme, duhet të ulesh të bisedosh dhe të biesh dakord”, theksoi ai./abcnews.al


