Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

schedule10:37 - 13 Tetor, 2026

schedule 10:37 - 13 Tetor, 2026

Mjeku i familjes në qendrën shëndetësore të Konajt, në Mirditë, Martin Prenga, është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte nga tre persona të maskuar, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime të shumta fizike.

Sipas informacioneve paraprake, mjeku sapo kishte dalë nga banesa e tij, kur është përballur me tre persona të maskuar. Për arsye që ende nuk dihen, ata e kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë edhe telefonin celular, duke e lënë të shtrirë në rrugë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë ardhur në ndihmë mjekut, duke e transportuar drejt spitalit të Rrëshenit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



Ndërkohë sipas policisë  dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek.

Saka vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!