Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë, ku objektiv ka qenë një automjet tip “Mercedes-Benz GLE”, në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku dyshohet se në automjet është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.
Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
ABC News ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi autorët dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/


