Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punimet e veçanta me rruaza/ Nënë e bijë krijojnë orendi nga duart e tyre si artizane

schedule20:21 - 10 Tetor, 2026

schedule 20:21 - 10 Tetor, 2026

Këto punime me shtiza dhe rruaza krijohen nga Dava Gjoni dhe e bija e saj.

Që në fëmijëri, artizanja nga Ulëza thotë se mësoi të punonte teksa shihte nënën e saj.

“Këtë aktivitet e ushtroj që në klasë të parë. Kam punuar me çorape, me shtiza që në klasë të parë. Duke parë nënën time kam mësuar edhe unë.”



Sot, në moshën 70-vjeçare, duart e saj vazhdojnë të ruajnë këtë traditë.

“Kam pasion që çdo gjë që shoh ta punoj. Kam realizuar me dorë këtë jelek, çorape, papuçe për këmbë. Njerëzit nuk i kanë parë shpesh këto punime.”

Duke e parë të ëmën të punonte në shtëpi, Xhovana nisi ta mësonte pak nga pak. Kjo ishtë kënaqësia më e madhe për Davanë.

“Duke punuar mami në shtëpi, më thoshte që kishte nevojë për ndihmë. Pak nga pak fillova të mësoj.”

Në vend të shtizave dhe fijeve, përdor mijëra rruaza për të krijuar figura, çanta, zbukurime dhe objekte të ndryshme.

Nuk ka projekte të gatshme dhe as modele të parapërgatitura.Një fotografi e printuar në një fletë A4 është gjithçka që i duhet për ta kthyer një imazh në një punim me mijëra rruaza.Dhe një prej punimeve më të veçanta është pikërisht kjo panoramë e Jezu Krishtit.

“Kjo panoramë e Jezu Krishtit lidhet me festën e 25 dhjetorit. Këtu është shpella e Betlehemit ku ka lindur Jezu Krishti. Ka rreth 18 mijë rruaza dhe më ka zgjatur katër muaj që ta përfundoj.Ishte shumë e vështirë, sidomos përllogaritja e ngjyrave të rruazave. S’kam projekt të gatshëm, thjesht e shoh në fotografi dhe e punoj”“Më pyesin gjithmonë si e ke bërë. Kanë ngelur të mahnitur.”

Ajo dhe e ëma kanë marrë pjesë së bashku në evente dhe panaire në Tiranë, ndërsa punimet e tyre kanë tërhequr edhe turistët që vizitojnë zonën.

Për këto punime, e reja thotë se inspirohet nga bukuritë natyrore të Ulzës. Bukuri që I pëlqen t’I fiksojë edhe nëpërmjet fotografisë, një tjetër pasion I saj.

 “Përveç punimeve me rruaza, pasioni im tjetër janë fotografitë. Këto janë fotografitë e mia pa asnjë lloj modifikimi. Është Liqeni i Ulzës në ditë me shi. Bëj shumë fotografi të zonave turistike. Pasioni im është fotografia.”

Peizazhet që ajo fotografon, më pas bëhen frymëzim për punimet që krijon me duart e saj.Kështu, Ulëza që sheh Xhovana përmes objektivit të aparatit, rikthehet sërish në rruaza, ngjyra e punime artizanale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!