Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dobësimi i euros, banka rrit blerjen/ Bleu mbi 600 milionë euro këtë vit, për stabilitetin e kursit të këmbimit

schedule15:39 - 10 Tetor, 2026

schedule 15:39 - 10 Tetor, 2026

663.3 milionë euro  ka  blerë Banka e Shqipërisë në treg në gjysmën e parë të këtij viti.

Nga të dhënat konstatohet se kjo vlerë është pothuajse sa trefishi i shumës së blerë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar por më e lartë edhe nëse e krahasojmë me vitet e mëparshme.

Me blerjen e eurove , Banka e Shqipërisë synon të ndikojë në kursin e këmbimit dhe të kufizojë luhatjet e forta të  tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kursi i euros do të rritet automatikisht, pasi ai ndikohet edhe nga kërkesa dhe oferta në treg.



Ndërhyrjet e bankës tregojnë se presioni nga oferta e lartë e valutës në treg mbetet i forte I ndikuar direkt nga turizmi, remitancat si dhe investimet e huaja .Aktualisht euro po këmbehet në kufitë e 92 lekëve duke pasur një rritje krahasuar me vlerën në muajt e verës ku qarkullimi I euros ka qenë më i lartë.

Blerja më e madhe e eurove është regjistruar në muajt prill dhe qershor të cilat korrespondojnë edhe me nisjen e sezonit turistik në vend. Vetëm në këto dy muaj Banka Qendrore tërhoqi nga tregu 524 milionë euro. Nga kjo shumë, 381 milionë euro u përdorën për të ndikuar në stabilizimin e kursit të këmbimit, ndërsa pjesa tjetër për rritjen e rezervës valutore të vendit.

Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët? Kur në treg ka shumë euro, vlera e tyre kundrejt lekut mund të bjerë. Kjo ndikon drejtpërdrejt te qytetarët që marrin të ardhura në euro, por kanë shpenzime në lekë, pasi kur e këmbejnë valutën, mund të marrin më pak lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, mesatarja e blerjeve për ankand arriti në 15.9 milionë euro, nga 14.3 milionë euro në tremujorin e parë dhe 13.5 milionë euro gjatë vitit 2025.

Banka e Shqipërisë sqaron se këto ndërhyrje nuk synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në kursin e këmbimit, por të ruajnë funksionimin normal të tregut dhe të forcojnë pozicionin financiar të vendit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!