Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo arrin 980 gola/ Superylli portugez realizon sërish në kampionatin saudit

schedule14:20 - 10 Tetor, 2026

schedule 14:20 - 10 Tetor, 2026

Kishte nevojë të jepte një përgjigje.

Kristiano Ronaldo nuk është nga ata që dorëzohen lehtë, dhe pak ditë pas konfliktit të bujshëm me trajnerin e Portugalisë, Zhezus, u kthye në fushën e lojës me gol.

Superylli 41-vjeçar shënoi rrjetën e parë në fitoren 3-0 që skuadra e tij, Al Nasr, arriti në ligën profesioniste saudite, ndaj rivalit Al Dirijah.



Kjo, pasi kampionatet rinisën në përfundim të ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Po flasim për golin numër 980 të karrierës së tij të lavdishme, pra I duhen edhe vetëm 20 për të arritur kuotën magjike 1 000 si futbollist profesionist, diçka që nuk e ka bërë askush deri më sot.

CR7 pati ditë shumë të vështira, pasi u largua në mënyrë demonstrative nga kombëtarja, duke akuzuar selektorin për shkelje të fjalës së dhënë, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet më me fanelën e Portugalisë.

Në ligën saudite, ndërkaq, ai ka objektiva të qarta.

Al Nasr është kampion në fuqi, dhe Ronaldo synon ta mbrojë titullin, duke qenë plotësisht në garë bashkë me rivalin Al Kadsia, por sidomos me gjigandët si Al Hilal dhe Al Itihad.

Gjithsesi, Kristiano vështirë të fitojë Këpucën e Artë këtë sezon pasi ka vetëm 4 rrjeta, ndaj 11 të anglezit Tonei.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!