Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kërcimi i fundit” i Cristiano/ Motra e tij zbulon se legjenda do ta mbyllë me kombëtaren

schedule12:43 - 3 Korrik, 2026

schedule 12:43 - 3 Korrik, 2026

Është ende me mendje dhe me zemër brenda kësaj kupe të botës.

Kristiano Ronaldo natyrshëm që nuk dëshiron të shpërqëndrohet dhe të merret me çështje të tjera që janë jashtë fushës, por gjithsesi një sinjal I fortë ka ardhur për të ardhmen e legjendës.

Motra e tij, Katia, ka folur përpara ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë, duke thënë se ky mund të jetë Botërori I fundit për Kristianon.



Në një intervistë për televizionin portugez, Sport TV, Katia ka deklaruar se tifozët dhe gazetarët duhet ta shijojnë Ronaldon sa kohë që ende munden, pasi sipas një informacioni që ajo e ka nga një burim I sigurt, ky është vallëzimi I tij I fundit.

Gjithsesi, motra e superyllit e bëri gjithçka misterioze duke shtuar se “mund ta mbyllë me kombëtaren pas Botërorit, siç edhe mund të vazhdojë”.

Po vetë I zoti I punës çfarë thotë?

Kristiano u pyet pas fitores ndaj Kroacisë dhe nuk deshi të komentonte asgjë.

Fjalët e tij të vetme ishin që nuk merr kurrë vendime të nxituara, dhe se kjo do të përcaktohet pas turneut, dhe jo tani.

CR7 ka shënuar 3 gola deri tani në këtë Kupë të Botës, ndërsa Portugalia ndodhet mes 16 ekipeve më të mirë, me duelin ndaj Spanjës që vjen në radhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!