Policia ka kapur një 28 vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet të jetë personi që kreu grabitjen e një institucioni financiar për kredidhënie pak ditë më parë në kryeqytet.
28 vjeçari është kapur nga kamerat e sigurisë teksa hyn në filialin e kompanisë private dhe i drejton armën punonjëses.
Njoftimi i policisë
“Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj”, njofton policia.
Finalizohet operacioni “Designer”, me metoda proaktive.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.
Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.
Vihet në pranga 28-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.
Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.