Skënderbeu po tenton të afrojë në skuadër mesfushorin Lancinet Sidibe, i cili spikati fillimisht në Lezhë me Besëlidhjen dhe më pas në Superiore me Flamurtarin dhe Teutën.
Mesfushori nga Guinea u la në huazim nga lezhjanët në këto dy klube, por në fund nuk paguan për ta blerë kartonin e mesfushorit. Sidibe në verë mund të transferohej në Kroaci, por kjo nuk u bë e mundur.
Besëlidhja që zotëron kartonin e tij kishte kërkesat e veta financiare, siç edhe i ka sërish. Sidibe është shfaqur së fundmi te Skënderbeu, klub që duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me presidentin e Besëlidhjes, Gjok Noka. /abcnews.al