Edhe pa ekip vazhdon të japë për këto nivele.
Elseid Hysaj ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare edhe në Ligën e Kombeve, ndonëse që pas largimit nga Lacio nuk ka gjetur strehë tjetër, dhe numri 103 I ndeshjeve me këtë fanelë do të thotë diçka.
Jo vetëm që ai ka thyer rekordin që e mbante më herët Lorik Cana me 92 paraqitje, por edhe ka të njëjtin numër daljesh në fushë si legjenda e futbollit gjerman dhe atij botëror, Franc Bekenbauer.
“Kaizer Franc” luajti 103 herë për Gjermaninë Perëndimore.
Hysaj e nisi karrierën si kuqezi në shkurt 2013, pra ka 13 vjet me radhë që jep kontribut, duke qenë pjesë e ekipit që ishte në finalet e Kampionatit Europian në 2016 në Francë me De Biazin, si dhe në 2024 në Gjermani me Silvinjon.
Nuk dihet edhe sa kohë mbrojtësi I djathtë të do të vazhdojë të luajë me fanelën e ekipit përfaqësues.
Në moshën 32-vjeçare së pari duhet të gjejë skuadër për të vazhduar karrierën, sepse vështirë se do të mundet të vazhdojë tepër gjatë pa ritmin e ndeshjeve.
Besohet se shumë shpejt, do të kemi të reja në këtë drejtim.


