Ishte padyshim një fitore e madhe, në sfidën e tij të parë pas shumë kohësh si titullar në skuadrën e teknikut Marco Baroni.
“Shqiponjat” e Lazio kanë arritur një triumf fantastik mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë 3-1 “Blutë” e Napoli, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Apenine, Coppa Italia.
Protagonisti absolut, përveç rikthimit të Elseid Hysajt në formacionin titullar të Lazio, ishte “tulipani” holandez, Tijjani Noslin, i cili arriti të dërgonte tre herë topin në rrjetën e Caprile, ndërsa për djemtë e Antonio Conte goli i vetëm i sfidës erdhi nga “bomberi” argjentina, Giovanni Simeone, por asgjë më shumë.
Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezultati Lazio kalon në çerekfinalet e kompeticionit, teksa tashmë presin fituesin e sfidës Inter-Udinese si kundërshtar të ardhshëm. /i.m /abcnews.al