TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjo Mile, ka komentuar protestën në Bulevard, ndërsa tha se pjesëmarrësit nuk përfaqësojnë interesin e vërtetë të qytetarëve.
Duke folur në studion e emisionit “Real Story”, deputeti Mile u shpreh se ata njerëz janë të paguar dhe po keqpërdoren nga persona të caktuar.
“Ata njerëz nuk përfaqësojnë qytetarët, por ata janë e mbrapshta e përfaqësimit të qytetarëve, por fati i keq është që ata të rinj atje po përdoren, është gjetur mënyra dhe kategoria e atyre që po përdoren”, tha ai.
Edhe analisti Martin Leka, u shpreh se protestuesit që janë në bulevard janë me pagesë.
“Unë them janë protestues me pagesë, që në CV-në e tyre punën e parë e kanë protestues me pagesë”, tha ai./abcnews.al


