Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zvërneci, fillesa e protestës kishte një axhendë ”, Mile: Qeveria po paguan “koston e vonuar” nga politika e transparencës

schedule20:37 - 5 Tetor, 2026

schedule 20:37 - 5 Tetor, 2026

Pedagogu Klementin Mile ka komentuar protestat lidhur me projektin në Zvërnec, duke u ndalur te mënyra se si një çështje teknike është shndërruar në një debat politik.

Mile u shpreh se qeveria po paguan koston e një politike të vonuar të transparencës, pasi sipas tij, prej kohësh është krijuar perceptimi se vendimet merren pa informuar publikun.

Sipas pedagogut, mungesa e informimit ka bërë që çështja teknike të marrë përmasa politike dhe të shoqërohet me protesta.



Mile tha se qeveria e drejtuar nga Edi Rama mund ta kishte shmangur këtë situatë nëse do të kishte qenë më transparente dhe më e hershme në informimin e qytetarëve.

Mile argumentoi se këta persona, sipas tij, nuk kishin shkuar rastësisht në protestë, ndërsa më pas protestës iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë që nuk kishin të njëjtën axhendë.

“Qeveria është duke paguar koston që është e vonuar nga politika e transparencës. Qeveria është pak vonë sepse ka krijuar prej kohësh idenë që bën gjëra pa informuar. Ka ardhur me këtë reputacion që bën gjëra pa informuar. Nga këto çështje teknike u bë një çështje politike, u akuzua qeveria dhe ja ku kemi protestën e flamingove. Nga kjo çështje teknike u gjenerua diçka politike për t’u adresuar. Kjo qeveri e Ramës mund t’ia kishte kursyer vetes këtë problem duke qenë pak më herët me informimin.

Sa i përket Zvërnecit, si ka mundësi në një vend me kulturë politike jo të zhvilluar, jo me kulturë politike të protestës, po me kulturën që po s’të pëlqeu, merr rrugët e emigrimit. Si ka mundësi që për çështje mjedisore, kur kanë kaluar në këtë vend çështje shumë alarmante?

Për mua, fillesa, ata njerëz që kanë shkuar aty kanë pasur një axhendë – axhendën që duhet të krijonin diçka në Zvërnec. Nuk ishin rastësisht aty, nuk i çoi vetëm zemra aty. Ajo fillesa është jo aq shumë puritane, ajo bërthamë, grupi i vogël i njerëzve, kishin të qartë që donin të krijonin një gjë kundër investimit. Problemi është që u bashkëngjitën shumë njerëz, njerëz që s’kishin axhendë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!