Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekipi është mirë”/ Maran: Nuk ka ndeshje të thjeshta, por kemi bërë progres

schedule17:24 - 5 Tetor, 2026

schedule 17:24 - 5 Tetor, 2026

Trajneri i Kombëtares, Maran, foli në konferencë për shtyp para sfidës ndaj San Marinos, duke theksuar se skuadra ka bërë progres.

“Kur dëgjoj fjalën ‘e thjeshtë’, dua të them se nuk ka ndeshje të thjeshta në futboll”, u shpreh Maran.

Trajneri tha se pas sigurimit të rezultatit ndaj San Marinos, skuadra uli ritmin dhe bëri ndryshime për të menaxhuar lodhjen, çka sipas tij ndihmoi për ndeshjen ndaj Finlandës.



“Kur dëgjoj të thuhet ‘e lehtë’ me vijnë drithërimat, se ka ndeshje që mund të jenë më pak apo më shumë lodhshme, por të lehtë nuk ka. E pamë në San Marino kur për 15 minuta ulëm ritmin e rrezikuam të pësonim gol. Kjo tregon qartësisht vështirësitë që mund të krijojë çdo ekip kur je ti i pari që ia krijon këto lehtësi tjetrit.

Padyshim ka pasur një progres të mirë, përtej asaj që ulëm ritmin kur siguruam rezultatin me San Marinon. Por vinte ndeshja me Finlandën e u mendua të administronim lodhjen. Lodhje që shërbeu se 10 kundër 11 nuk u pa. Ekipi është mirë, janë perceptuar shumë gjëra.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!