Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë kontrolle për kompanitë shumëkombëshe/ Ndryshon procedura tatimore, shtohet detyrimi për raportime

schedule14:01 - 5 Tetor, 2026

schedule 14:01 - 5 Tetor, 2026

Kompanitë  shumëkombëshe ose ato biznese që kanë  aktivitet në më shumë se një shtet do ti nënshtrohen rregullave të reja për raportimin .

Projektligji i ri parashikon ndryshime në legjislacionin tatimor, duke forcuar detyrimet e kompanive që janë pjesë e grupeve shumëkombëshe dhe rolin e administratës tatimore shqiptare.

Në fokus është raporti për çdo vend, i njohur si “Country-by-Country Report”, përmes të cilit administratat tatimore marrin informacion mbi aktivitetin dhe të dhënat financiare të grupeve shumëkombëshe në juridiksione të ndryshme. Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje ligjore synohet rritja e transparencës fiskale për grupet e shoqërive shumëkombëshe që operojnë në Shqipëri si dhe parandalimi i praktikave që sjellin  evazion dhe zhvendosjen e fitimit.



Projektligji i ri parashikon që kompanitë rezidente në Shqipëri të dorëzojnë raportin për çdo vend ku kjo kompani ushtron aktivitetin  në rastet kur shoqëria mëmë nuk e dorëzon raportin në juridiksionin e saj, kur mungon një marrëveshje për shkëmbimin e informacionit, ose kur konstatohet një dështim sistemik.

Në fokus të ndryshimeve ligjorë janë sidomos kompanitë e mëdha  shumëkombëshe me të ardhura që arrijnë pragun prej 750 milionë eurosh.

Ndryshime parashikohen edhe në detyrimin për saktësimin e rolit të filialit që operon në Shqipëri. Kompanitë duhet të deklarojnë nëse janë entiteti mëmë përfundimtar, entiteti mëmë zëvendësues apo një entitet përbërës.

Ndërkohë, administrata tatimore shqiptare do të shkëmbejë automatikisht raportet me juridiksionet përkatëse të vendeve të tjera  brenda 15 muajve nga përfundimi i vitit fiskal.

Projektligji synon rritjen e transparencës fiskale dhe përafrimin e Shqipërisë me standardet evropiane në fushën e tatimeve.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!