Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lokalin e kishin kthyer në ambient për lojëra fati/ Fier, arrestohen 2 persona, procedohen 16 të tjerë

schedule13:13 - 5 Tetor, 2026

schedule 13:13 - 5 Tetor, 2026

Një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit është zbuluar në një lokal në lagjen “Kastriot” në Fier, gjatë operacionit policor të koduar “No Games”.

Policia arrestoi në flagrancë administratoren e lokalit, 49 vjeçe, dhe organizatorin e lojërave të fatit, 43 vjeç. Ndërkohë, 16 persona të tjerë, të cilët u kapën duke luajtur, po procedohen penalisht në gjendje të lirë.

“Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Dh. Sh., 49 vjeçe, banuese në Fier.



Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: K. Ç., 38 vjeç, D. K., 44 vjeç, A. V., 39 vjeç,  K. H., 45 vjeç, L. M., 42 vjeç, F. A., 59 vjeç, A. I., 37 vjeç, O. M., 37 vjeç, K. H., 49 vjeç, D. V., 46 vjeç, E. B., 40 vjeç, D. V. (T.), 31 vjeç,  L. Xh., 39 vjeç, V. T., 35 vjeç, F. P., 41 vjeç, dhe S. D., 28 vjeç, banues në Fier, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Berat”, njofton policia.

Gjatë kontrollit u sekuestruan një tavolinë pokeri, 500 çipsa, gjashtë pako me letra bixhozi, pesë celularë dhe 8 mijë euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!