Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Martin Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, hap pozitiv për demokracinë

schedule23:31 - 3 Tetor, 2026

schedule 23:31 - 3 Tetor, 2026

TIRANË– Qeveria lançoi këtë të shtunë platformën më të re të komunikimit me qytetarët, të quajtur “Flamingo Mirror”. Pjesë e “Pasqyrës Albania”, ajo është një model i ri i transparencës qeveritare përballë shqiptarëve.

Qytetarët e interesuar do të kërkojnë dhe gjejnë informacion me fakte dhe dokumente zyrtare për vendimmarrje dhe projekte të rëndësishme publike. E para që publikohet është dosja e Sazan-Zvërnecit, që do të pasohet nga dosja “Kayo”.

Analisti Martin Leka, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News theksoi se me këtë hap kryeministri ka reflektuar sadopak për protestën e qytetarëve, e cila vijon prej muajsh para zyrës së tij.



Ai theksoi se në thelb kjo është pozitive dhe i shërben demokracisë në Shqipëri.

Sipas Lekës, nisma është pozitivë, por gjithsesi shtoi se i lind e drejta çdo qytetari që ta shikojë me mosbesim deri sa realizohet transparenca e plotë për çështjet e ndryshme.

“Kryeministri Edi Rama ka mundur sadopak që të reflektojë për ata që ndodh prej tre muajsh para zyrës së tij, siç është protesta. Kjo është gjëja më e mirë që i ndodh demokracisë në Shqipëri. Fakti nëse Edi Rama, ka reflektuar realisht mbi protestën, janë disa fragmente që edhe ne i ndoqëm, në lidhje me at që ai e quan “Pasqyrë Albania”. Nëse realizohet, do jetë një risi dhe një revolucion i gjithë këtyre kohëve”, tha ai.

Ai theksoi se pas protestës qëndrojnë njerëz anonimë. Sipas analistit, personat që dalin në shesh janë “protestues me pagesë”, që nuk i sjellin asgjë të mirë Shqipërisë, nisur edhe nga kauzat që përpiqen t’i mbrojnë.

“Protesta që kërkon përmbysjen e një klase politike, si të qeverisë ashtu dhe të opozitës, atëherë sipas kësaj ne i biem ta lëmë Shqipërinë në duart e disa anonimëve, që nuk janë gjë tjetër, më vjen keq ta them, por thjesht disa rrogëtarë me punë të pjesshme.  Protestuesit me pagesë nuk sjellin asgjë. Të tilla kërkesa i ka artikuluar me kohë Sali Berisha dhe opozita e tij.”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!