Hetimet në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së martës në qendër të qytetit të Rrëshenit ka vënë në lëvizje prokurorinë e Lezhës dhe ekspertë të kriminalistikes në Policinë e Shtetit. Për ngjarjen ka dhënë dëshminë edhe vëllai i viktimës, duke shtuar se ngjarja ndodhi, sapo ishte ndarë nga 47-vjeçari.
Në deponimin e tij, vëllai i viktimës ka shtuar se ata kanë mbërritur së bashku në hyrje të sheshit të pedonales, e më pas shkuan në drejtim të lokalit.
“Kastrioti qëndroi në makinë dhe unë e pashë që po fliste në telefon. Ai u qëllua sapo zbriti nga makina e parkuar fare pranë lokalit”, tha për grupin hetimor vëllai i viktimës.
Hetuesit kanë referuar kryesisht ngjarjen e rëndë tek pista e hakmarrjes dhe e larjes së hesapeve ndërmjet grupeve kriminale, që operojnë jashtë vendit, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Burime të ABC Neës konfirmojë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e autorit apo bashkëpunëtorëve të tij të mundshëm.
Në drejtorinë vendore Lezhë behët e ditur se është identifikuar një mjet, nga i cili zbret një person që ka paruke dhe me vete ka edhe një çante. Këto prova që dyshohet se i përkasin autorit të vrasjes, janë sekuestruar nga policia dhe po analizohen për gjurmë papilare në laboratorin e policisë Shkencore.
Gjetja e parukes është një tjetër provë për ekspertet, pasi mund të ketë lenë gjurmë që do të analizohen për përftimin e ADN-së së autorit.
Familjaret e viktimave, për të cilat dyshohet se janë përfshire në vrasjen e vëllezërve Reçi, tashmë të ekzekutuar që të dy, kanë mohuar të kenë lidhje më vrasjen e tipit mafioz.
Policia ka administruar edhe të kaluarën e Kastriot Reçit, i cili rezulton se nuk ka bërë denoncime në komisariatin e Rrëshenit, që mund të jetë kërcënuar më herët për jetën./abcnews.al