Shteti i së drejtës në një shoqëri demokratike nuk matet vetëm me aftësinë e tij për të ndëshkuar, por mbi të gjitha me kujdesin për të mos shkelur liritë e individit pafajësia e të cilit nuk është provuar ende. Në këtë kuadër, Kryeministri Edi Rama ka nëvizuar nevojën për një kthesë kulturore dhe procedurale në sistemin gjyqësor shqiptar, duke kërkuar që përdorimi i paraburgimit të mos shërbejë më si një mjet automatik apo forcë arbitrare e shtetit mbi qytetarin.
“BE është standardi me të cilin sillet shteti, kur përballë kanë një njeri të vetëm. Reforma në drejtësi i dha Shqipërisë një drejtësi që nuk ka frikë nga fajtori. Kjo paketë synon që drejtësia të mos frikësojë të pafajshmin.
Në vitin 2016 nisëm t’i jepnim fund kulturës së pandëshkueshmërisë, në 2026 duhet të nisim t’i japim fund edhe kulturës së paraburgimit si përgjigje automatike të hetimit pa afat si ushtrim force arbitrare mbi individin dhe të procesit ky qytetari hyn si i pabarabartë.
Deviza jonë e përbashkët në këtë sfidë duhet të jetë, barazia përpara ligjit nuk vlen vetëm për individë dhe përballë gjykatës, por edhe për shtetin përballë individit në sallën e gjyqit. Forca e shtetit nuk duket nga lehtësia që vendos prangat, po nga rreptësia me të cilën arsyeton cdo orë lirie që I merr një njeriu. Një drejtësi që thotë më mirë një fajtor jashtë se një i pafajshëm brenda është më e fortë, më e drejtë më e besueshme dhe më europiane”, tha Rama./abcnews.al


