Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia të mos frikësojë të pafajshmit”, Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: E konsideroj sfidë për dinjitet kombëtar

schedule11:50 - 30 Shtator, 2026

schedule 11:50 - 30 Shtator, 2026

TIRANË- Duke folur për projekt-ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara sot, kryeministri Edi Rama deklaroi se prova e marrë në shkelje të ligjit nuk mund të përdoret dhe se gjykata duhet të ketë mundësi ta konstatojë vetë shkeljen.

Ai tha se prokurorët që përhapin informacion dhe oficerët që abuzojnë me procedurat e flagrancës duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Sipas tij, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit nuk do të zbutet, ndërsa rishikimi i procedurave nuk përbën amnisti apo rihapje të çështjeve të mbyllura.

Rama theksoi se të drejtat duhet të vlejnë njësoj për të gjithë dhe se një drejtësi e pavarur duhet të shoqërohet me cilësi më të lartë në arsyetimin e vendimeve.



Ai u shpreh se ekzekutivi do të mbajë përgjegjësinë e tij për garantimin e infrastrukturës dhe kushteve të nevojshme, duke theksuar se garancitë e drejtësisë nuk duhet të mbeten vetëm në letër.

“Një e drejtë pa pasojë është vetëm një fjali e bukur në kod. prova e marrë në shkelje të ligjit nuk mund të përdoret. Gjykata mund ta konstatojë shkeljen edhe vetë. Krijohet një regjim i ndërmjetëm, përgjegjësia nuk mund të mbetet më pa emër. Prokurori që përhap informacionin, oficeri që abuzon me flagrancën, duhet të përgjigjen penalisht. Shkelja mbetet shkelje. Ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës mbi to.

Për korrupsionin ruhen regjime të posaçme lufta ndaj korrupsionit dhe krimit nuk duhet të zbutet. Kjo paketë nuk rihap çështje të mbyllura. Rishikimi nuk është amnisti. Të drejtat nuk kanë parti, nuk kanë profesion as popullaritet ose vlejnë për të gjithë ose nuk janë më të drejta.

Sa më e pavarur drejtësia aq më e lartë cilësia e arsyetimit të saj. KiE na e kanë lënë të shkruar se pesha e garancive bie mbi një gjyqësor regjistrimi me zë e figurë dhe ruajtja e të dhënave kërkojnë infrastrukturë.

Ekzekutivi në këtë sfidë, që e konsideroj sfidë për dinjitet kombëtar, është cenim i drejtpërdrejtë i identitetit kombëtar që Shqipëria të figurojë si delja e zezë e Europës, dhe një dele e zezë që duket dy herë më larg se gjithë të tjerët, ndaj e konsideroj si sfidë të përbashkët, ku ekzekutivi ka përgjegjësinë e vet, dhe do e mbajë këtë përgjegjësi duke i vënë në dispozicion paketës gjithë atë që kërkohet prej nesh. Garancitë që kërkojnë nuk duhet të jenë vetëm në faqet e fletores zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!