Efektivet e repartit zjarrfikës kanë bërë të mundur neutralizimin e një vatre zjarri që u regjistrua në zonën e Urës së Kardhiqit, Gjirokastër.
Pas marrjes së njoftimit menjëherë drejt vendngjarjes u nis grupi i ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua zjarr me përmasa të konsiderueshme, i përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte, në afërsi të banesave dhe disa magazinave, duke rrezikuar përhapjen drejt zonës së banuar.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve përreth.
Zjarri u shua plotësisht, teksa nuk pati dëme./abcnews.al


