Një çift në Dubai raportohet se ka shpenzuar më shumë se 100 mijë dollarë për një festë spektakolare për zbulimin e gjinisë së fëmijës, duke e kthyer Burj Khalifa-n në pjesë të këtij momenti të veçantë.
Një nga monumentet më të njohura në botë u bë pjesë e një feste personale, në një tjetër shembull të luksit dhe madhështisë me të cilën lidhet Dubai.
Nga vendndodhja e deri te përmasat e ceremonisë, gjithçka ishte konceptuar për ta kthyer zbulimin e gjinisë në një përvojë të paharrueshme.
Për çiftin, momenti kur mësuan se do të mirëprisnin një djalë u shndërrua në një festë të veçantë, zhvilluar lart mbi horizontin e Dubait. / abcnews.al /
View this post on Instagram


