Gazetari Florent Zeqaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke e lidhur situatën me aktgjykimin e rëndë të Hagës dhe me krizën politike në vend.
Ai ka theksuar se Kurti, ndonëse është kryeministri më i votuar, sipas tij nuk po qeveris në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët.
Gazetari ka kritikuar klasën politike për mungesë vullneti në zgjidhjen e situatës. Zeqaj ka paralajmëruar mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
“Pas aktgjykimit të rëndë të Hagës, duhet t’i bjerë në evs çdo politikani. Është fakt, sepse Kosova, krahas kësaj, po vuan pasojat e një lazdrimllaku politik, sepse ne kemi një kryeministër që është më i votuari, por nuk është i kënaqur me atë rezultat që ka. Cili është plani i tij dhe pse nuk po qeveris me besimin e dhënë të popullit të Kosovës?
Në zgjedhjet e 7 qershorit, në kuti dolën vetëm 37 për qind, ku Kurti mori 16 për qind. Pse është ky hezirtmi i kësaj klase politike të ulët dhe të unifikoj ligjin për ndryshimet ligjore që ka propozuar LDK. Po është dënim i rëndë dhe arbitrar, është dyshimi im se pse sot ka mosvullnet.
Kosova nuk ka kohë të presë, jemi vonë. Po besoj që Kurti po e çon vendin prapë në zgjedhje.”


