TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, është i ftuar në Samitin e Euronews 2026, për të folur për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë.
Duke u ndalur te rritja e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë, Rama tha se vendi ndodhet tashmë në një situatë të ndryshme, duke theksuar se gjithnjë e më shumë turistë po e vizitojnë.
Kryeministri tha se qeveria po punon mbi një plan të caktuar për zhvillimin e vendit, ndërsa theksoi se ndryshimi i imazhit të Shqipërisë lidhet edhe me transformimin e vetë vendit.
Më tej, Rama u ndal gjithashtu te siguria, mikpritja, gastronomia dhe klima si disa prej elementeve që, sipas tij, e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për turistët.
“Të gjithë po vizitojnë Shqipërinë. Jemi në një situatë kryekëput ndryshe. Tashmë mund t’i tregojmë botës se cilët jemi me të vërtetë përtej stereotipeve, që na kanë përndjekur për një kohë të gjatë.
Ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar nga e gjithë kjo betejë është se në fund të fundit për të ndryshuar emrin, duhet të ndryshosh vetveten dhe këtë po bëjmë. Është një nga vendet më të sigurta në Evropës, është një vend, ku cilësia e diellit është më e mirë se e Brukselit. Kemi ushqim të shijshëm, kemi njerëz shumë mikpritës”, tha Rama.


