Një prej banorëve të zonës ku ndodhi konflikti që më pas degradoi në përdorimin e thikës ka folur për ngjarjen.
Sipas tij, konflikti mes dy personave mund të ketë nisur për bagëtitë. Banori shprehet se të dy njiheshin si persona të qetë dhe se mes tyre mund të ketë edhe lidhje familjare.
“Ai tregoi se sherri mes tyre mund të ketë nisur për bagëtitë. Ilirin e njohim për të qetë, të dy, edhe autori, njihej si i qetë. Të dy janë kushërinj, nuk e dimë mirë. U konfliktuan andej, në zonën tjetër”, tha banori.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sovjan të Maliqit, ndërsa i plagosuri u paraqit në urgjencën e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar dinamikën e konfliktit.
/abcnews.al/


