Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”, ndërsa zbuloi se zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar bisedime me ndërmjetës që po përpiqen t’i japin fund konfliktit.
Duke folur të hënën në Zyrën Ovale, Trump tha se administrata amerikane ka komunikuar me ndërmjetës në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga lufta.
“Ne do ta fitojmë. Për sa më përket mua, do të ndodhë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të përfundojë mjaft shpejt”, tha Trump.
Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e ndërmjetësve apo përmbajtjen e kontakteve diplomatike.
Trump foli gjithashtu për çmimet e karburanteve, duke parashikuar se ato do të bien ndjeshëm pasi SHBA-ja të fitojë luftën, transmeton Telegrafi.
“Çmimet e benzinës do të bien shumë pas fitores sonë”, deklaroi ai.
Komentet e Trumpit vijnë ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë paralelisht me operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.


