Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, në një sipërfaqe të mbuluar me barishte dhe kallamishte.
Në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka përfshirë bimësinë në zonë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, flakët nuk kanë rrezikuar banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës./abcnews.al


