Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfida e dytë në Ligën e Kombeve/ Trajneri Maran: San Marino duhet marrë seriozisht, të bëjmë ndeshje perfekte

schedule19:25 - 28 Shtator, 2026

schedule 19:25 - 28 Shtator, 2026

Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran deklaroi se ndeshja e dytë në Ligën e Kombeve ndaj San Marinos, duhet marrë seriozisht.

Në konferencën për shtyp me kapitenin Berat Gjimshiti, Maran u shpreh se kuqezinjtë duhet të tregojnë durim dhe të bëjnë ndeshje perfekte.

Maran tha se e ka gati formacionin për nesër, po nuk do e zbulonte për mediat.



“Duhet të përballemi me qasjen e duhur në ndeshje të tilla, duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje, me një durim të veçantë. Duhet të kemi shumë respekt për skuadrën e San Marinos. Duhet të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme, të lexojmë situata të caktuara që do të ketë ndeshja. Duhet të kemi indentitet, mund të përdorim edhe vertikalizimet. E rëndësishmë është mentaliteti, duhet të hyjmë në fushë, nuk duhet të kënaqemi me disa elementë të caktuar. E rëndësishmë është rritja e skuadrës. Praktikisht e kam një ide se kush është 11-shja që do të startojë.

Megjithatë kemi 24 orë kohë nga ndeshja. Jam i bindur se të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të bërë maksimumin. Do të ishte mungesë respekte që lojtarët ta dinin formacionin nga media. As ata nuk e dinë ende.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!