Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maran “kapet” pas fitores/ Trajneri i kombëtares: Në pjesën e parë mund të shënonim tre gola

schedule12:13 - 7 Tetor, 2026

schedule 12:13 - 7 Tetor, 2026

Rolando Maran rrezikoi shumë. Një barazim ndaj San Marino, aq më tepër në shtëpi do të ishte e vështirë që t’ia falnin trajnerit të kombëtares së Shqipërisë. Por penalltia në fund shpëtoi skuadrën dhe teknikun kuqezi. Pas ndeshjes, Maran pranoi se paraqitja nuk ishte në nivel, por gjithsesi kapet fort pas fitores.

“Ne nuk duhet të jemi një skuadër e tillë që menaxhon rezultatin, por duhet të jemi skuadër që lufton dhe do të krijojë raste dhe të shënojë më tepër gola. Në pjesën e parë mund të kishim shënuar të paktën 3 gola sepse kishim disa raste. Iu qasën mirë ndeshjes, arritën të shënojnë gol dhe më pas duket sikur u bë çdo gjë e vështirë për ne, por arritëm që të ishim të freskët dhe të zotë për të ndryshuar rezultatin. Në fund është rezultati ai që ka rëndësi”, tha Maran.

Në sfidën e fundit u konfirmua edhe fakti, që kombëtarja e Maran shënon vetëm nga goditjet e ndaluara, ose në vijimin e tyre.



“Fakti që ne marrim edhe goditje standarde dhe ndonjëherë arrijmë të shënojmë në këto raste, kjo tregon që krijojmë presion dhe jemi në zonën kundërshtare. Në momentin që arrijmë të fitojmë, edhe pse në minutat e fundit, vlen gjithsesi”, u shpreh trajneri i kombëtares.

Trajneri kuqezi shpjegoi edhe zgjedhjet e tij për lojtarët që u aktivizuan, sidomos në sulm.

“Në fakt kemi shumë lojtarë të nivelit të lartë. Daku që luan me Spartakun e Moskës, Manaj i cili luan në Turqi dhe ka shënuar shumë gola. Është fat që të kesh shumë lojtarë në dispozicion dhe zgjedhjet janë ato që bëhen në varësi të lojtarëve dhe ndeshjeve që kemi”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!