Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duam vendin e parë në grup”/ Gjimshiti: Ndeshja me San Marinon nuk do jetë e lehtë, duhet përqëndrim

schedule19:18 - 28 Shtator, 2026

schedule 19:18 - 28 Shtator, 2026

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti deklaroi se ndeshja e radhës në Ligën e Kombeve ndaj San Marinos nuk do jetë e lehtë, edhe pse në letër duket e tillë.

Në konferencën për shtyp me trajnerin Rolando Maran, Gjimshiti u shpreh se përqëndrimi duhet të jetë maksimal.

Gjimshiti shtoi se kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup.



“Nuk është e thjeshtë, por përqëndrimi duhet të jetë 100 përqind. Shumica mendojnë se do jetë ndeshje e thjeshtë, por nuk do të jetë ashtu. Hapi i parë ishte te ndeshja me Bjellorusinë, zhvilluam  ndeshje të mirë. Duam vendin e parë, i gjithë grupi duhet të luajë bashkë. Hymë në fushë me mentalitetin e duhur. Varet si do luajë San Marino, por edhe si do luajmë ne. Duhet t’ia dalim të gjithë bashkë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!