Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti mbetet pa trofe/ Kapiteni kuqezi humb në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

schedule12:41 - 23 Prill, 2026

schedule 12:41 - 23 Prill, 2026

Nuk ishte sërish mbrëmja e tij.

Berat Gjimshiti mbetet titullar tek Atalanta, dhe po ashtu kapiten I kombëtares së Shqipërisë, veçse forma e tij këtë sezon nuk është ajo që ka qenë më parë.

Momenti I vështirë I liderit kuqezi u konfirmua në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, mes Atalantës së tij dhe Lacios, ku ai gaboi rëndë në golin e miqve, shënuar në 84’ nga Romanjoli.



Kjo, në një ndeshje ku Elseid Hysaj nuk ishte as në stol për lacialët.

Më pas erdhi eliminimi, edhe pse vendasit barazuan për vetëm dy minuta falë kroatit Pashaliç.

Tek gjuajtjet e penalltive ishin kryeqytetasit fitues me një portier madhështor si Edoardo Mota, që mori notën 9, sepse priti katër 11-metërsha.

“Eurosport” e quan shqiptarin thjesht “kalues” të klasës me notën 5 dhe me komentin se nuk është gjithmonë I vëmendshëm, dhe se fle gjumë në rastin e golit!

I njëjti vlerësim nga “Sportmediaset”, ndonëse Gjimshiti vlerësohet se luajti mirë për një orë, por gaboi rëndë te goli I Lacios, dhe kjo I dha vetëm 5!

Gjithsesi, “Skaj Sport” I jep notën pozitive 6.5, duke e cilësuar si një nga më të mirët e Atalantës, bashkë me Edersonin, De Ketelerin dhe Krstoviçin.

Gjysmëfinalja në Bergamo pati polemika sidomos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!