Analisti Arben Meçe ka komentuar arrestimin e të dyshuarve në kuadër të hetimit, duke theksuar se çështja, sipas tij, i tejkalon përmasat e një hetimi të zakonshëm dhe prek elementë të sigurisë kombëtare.
Sipas tij, trajtimi i kësaj çështjeje kërkon koordinim mes institucioneve. Meçe e cilësoi veprimin e SPAK-ut si “dashakeqës”, duke argumentuar se në këtë rast janë prekur edhe disa të drejta që, sipas tij, nuk duhet të tejkalohen.
Meçe u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke deklaruar se ajo, sipas tij, ka pësuar deformime.
“Vërtet hetimi u krye, po arrestimi vuri në debat shumë elementë të sigurisë kombëtare. Ky nuk është problem hajdutësh, i tejkalon përmasat, trajtimi i saj është një sipërmarrje që kërkon një koordinim të institucioneve.
Ishte veprim dashakeqës i SPAK-ut që kaloi në planin madhor edhe disa të drejta që është mirë të mos tejkalohen. Ata mund të thirreshin në prezencë. Nëse në këto momente kemi konflikt të ligjorit, kemi midis Avokaturës dhe Korporatës së Prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ka një deformim të reformës në drejtësi.
Reformën në drejtësi do ta quaj të konsoliduar kur avokatët dhe prokurorët janë të barabartë, ne sot kemi avokatë që kërkojnë një të drejtë të papërçueshme. Shihet si kriminel dhe i hiqet telefoni.” / abcnews.al /


