Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave.
Presidenti Bajram Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e fundit të SHISH, pas vendosjes nën masën e “arrestit në shtëpi” të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni.
Shërbimi Informativ Shtetëror aktualisht drejtohet nga Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ në institucion.
Në këtë takim do të jetë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe një pjesë e ministrave: ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ministri i Financave, Petrit Malaj, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Enea Karakçi, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.
Nga Kuvendi është pjesëmarrës edhe kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Bledi Çuçi. Ligji përcakton edhe pjesëmarrjen e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura dhe kreut të Policisë së Shtetit, Sëënder Hita.
Pritet të shihet nëse do të vendoset edhe pasuesi i Vlora Hysenit, siç kryeministri Rama ka paralajmëruar se do të propozojë dhe konsultojë me Presidentin, dhe më pas do të vendoset për emrin e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

