Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 11:00.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa pika, mes tyre miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimin e deputetëve.
Në seancë pritet të shqyrtohet edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator.
Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe formimin e komisioneve parlamentare, një hap i rëndësishëm për funksionalizimin e punës së Kuvendit.

