Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Hysenit, Rama i thotë të gjitha/ “Rama iu drejtua zgjedhësve”, Bejko: Kryeministri u distancua nga gjithçka

schedule19:57 - 27 Shtator, 2026

schedule 19:57 - 27 Shtator, 2026

Analisti Roland Bejko ka komentuar deklaratat e Ramës pas kthimit nga Neë York, duke u ndalur te mënyra se si ai iu drejtua zgjedhësve dhe te pasojat politike që mund të kenë zhvillimet e fundit në drejtësi.

Bejko tha se në këtë çështje krijohen kontradikta në memorien mediatike dhe atë të qytetarëve, ndërsa theksoi se Rama nuk iu drejtua elitës, por elektoratit.

Sipas analistit, Rama është distancuar nga përgjegjësia për zhvillimet që lidhen me qeverisjen, duke kujtuar edhe qëndrimet e tij kur ishte në opozitë.

Ai shtoi se Rama nuk mund ta injorojë këtë çështje, pasi deklaratat e tij u drejtohen elektoratit, por sipas Bejkos, përtej elektoratit ka edhe qytetarë, opinionistë dhe aktorë të tjerë që e ndjekin dhe e vlerësojnë situatën.

“ Rama, në këtë çështje, futen kontradita në memorien mediatike dhe të qytetarëve. Rama nuk iu drejtua elitës, por zgjedhësve. Gjithë meraku është se këto goditje që i vijnë nga drejtësia i krijojnë kosto elektorale. Ai thotë se goditja ka arritur tek siguria kombëtare dhe nëse ndodh ndonjë goditje më e fortë, unë jam i pastër. Në 28 vite politikë, ai tha se s’i ka bërë duart pis dhe asnjë firmë nuk ka. Rama e distancoi veten nga gjithçka, në momentin kur ishte në opozitë thoshte që peshku qelbet nga koka, në qeverinë që unë do drejtoj thoshte që nuk do ketë abuzime të tilla. Sot ka ndryshuar narrativë, thotë që faji është personal. Rama këtë nuk mund ta injorojë, i drejtohet elektoratit, por atje ka dhe të tjerë qytetarë inteligjentë, opinionistë etj. Thonë: vërtetë mund të mos kesh marrë asnjë kacidhe, por ama nuk ke përgjegjësi politike ti.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!