Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Eric Wendt mori zyrtarisht detyrën, duke dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u shpreh se Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, ata diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruan ambasada.
“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruan ambasada./abcnews.al

