Një 77-vjeçare është aksidentuar në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, teksa po lëvizte në rrugë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren.
E dëmtuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

