Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Algoritmi ndezi retorike anti-semite”/ Rama në OKB: “Revolucioni Flamingo” ishte një pushtim që nuk ndodhi kurrë

schedule19:40 - 25 Shtator, 2026

schedule 19:40 - 25 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ndikimin e dezinformimit dhe inteligjencës artificiale në shoqëri, duke iu referuar edhe të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”.

Rama e përshkroi këtë si një narrativë të trilluar për një pretendim se Izraeli kishte pushtuar bregdetin shqiptar, ngjarje që, sipas tij, nuk kishte ndodhur.

“Keni ndjekur ose keni mësuar për Revolucionin Flamingo, narrativë të trilluar të një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se qytetarët mund të kenë arsye reale për të protestuar, por sipas tij, në këtë rast protesta u ndikua edhe nga një kërcënim i sajuar.

“Qytetarët kishin arsyet për të protestuar, por ata papritur ishin duke protestuar kundër një fantazme tashmë. Frika u bë zemërim, zemërimi u bë mobilizim dhe fabrikimi u bë realitet. Nuk ishte eksperiment, nuk po ju flas për film. Ishte një e martë në Tiranë. Algoritmi nuk shpiku objektivin, këtë e bëri një aktor njerëzor. Ky është mashtrim sistematik. Ndërhyrja në zgjedhje nuk kërkon më që një TV publik apo një propagandë t’i drejtohet një popullate të tërë. Tashmë mund të ndikojë te vullneti i çdo votuesi”, tha ai.

Rama e lidhi këtë fenomen me mënyrën se si algoritmet dhe platformat dixhitale mund të identifikojnë dhe aktivizojnë emocionet e njerëzve.

“Nuk ishte eksperiment politik, algoritmi nuk shpiku dhe ndezi urrejtjen, por zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë”, deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij në OKB, Rama e përdori këtë shembull për të ngritur shqetësime mbi ndikimin e teknologjisë, dezinformimit dhe algoritmeve në formësimin e opinionit publik dhe të realitetit politik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!