Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, Rama në New York: George Washingtoni i Kosovës u tradhtua

schedule16:08 - 25 Shtator, 2026

schedule 16:08 - 25 Shtator, 2026

NEW YORK- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, ku ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u dënua me 25 vjet burg, më 16 shtator.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Thaçi u tradhtua dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bënim më shumë për të.

“I kërkoj sidoqoftë ndjesë gjithkujt që ndoshta do ndihet i shpërfillur, por më duhet të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të gjendesha ulur krah “kumbarit” të komunitetit shqiptar zotit Sal Rusi. Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij dhe kënaqësinë që i takova ata këtu sot, po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij.

Ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është me ne sot këtu dhe ai nuk mund të jetë sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Bideni që emërtoi George Washingtonin e Kosovës e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark e disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, ‘’George Washingtonin e Kosovës’’ dhe kjo s’më bën të ndihem mirë dhe dua ta ndaj me ju dhe do të ndalem këtu sepse nuk dua të them më shumë.

Askush nuk duhet të më keqkuptojë sepse kur them “tradhtuar’’ e kam fjalën, ne jemi të gjithë shumë të vegjël edhe së bashku, nuk jemi të mëdhenj, por ne kemi kremtuar e do të kremtojmë gjithmonë faktin që si shqiptarë, jemi miq me më të mëdhenjtë e më të fortët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndaj ndihem i tradhtuar sepse jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. E së pari, e mbi të gjitha duke mos lejuar që kjo farsë të niste… edhe, gjeneral ndjesë, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal dhe më kujtohet që hera e fundit që u takuam përpara së sotmes ishte në Hagë në një restorant. Ju ishit atje edhe unë po ashtu, takohemi sërish sonte, por të dy në fakt shohim zhgënjyem një mik të madh, një udhëheqës të madh.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!